Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë, bie nga dritarja e hotelit, humb jetën adoleshentja

Ditën e shtunë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë adoleshente ka rënë nga dritarja e një hoteli në qytetin gjerman të Dyseldorfit.

Vajza po qëndronte në hotel me nënën e saj. Policia fillimisht ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes dhe lojërave të ndyra, duke e cilësuar incidentin si një “aksident tragjik” të ndodhur të shtunën.

Vajza u rrëzua nga kati i gjashtë i një hoteli afër qendrës së Dyseldorfit, kryeqyteti i shtetit perëndimor të Rhine-Westphalia .

Ajo u dërgua në spital, por fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra ajo humbi jetën.

Policia ka nisur një hetim për incidentin, tha një zëdhënëse për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.

Celulari i vajzës është marrë nga policia për ekzaminim.

Nëna nuk ishte me vajzën e saj në momentin e ngjarjes, sipas dpa.