Një ngjarje e rëndë është raportuar në Zveçan të Kosovës ku mësohet se është gjetur i pajetë në bodrumin e shtëpisë së tij një person.
Policia ka njoftuar se në vendngjarje ku është gjetur trupi i pa jetë është konfiskuar edhe një armë.
“Raportohet se në bodrumin e shtëpisë së tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Një pistoletë është konfiskuar në lokacion”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për t’u bërë autopsia dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes.