Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë/ Del VIDEO-Momenti kur greku vret shqiptarin për 7 sekonda

Mediat greke kanë publikuar momentin (kliko KETU për të parë videon) kur i moshuari grek 68-vjeç qëllon me armë zjarri dy herë për vdekje 40-vjeçarin shqiptar që punonte në një parkim në Pire.

Dy goditje për 10 sekonda i kanë marrë jetën në vend shqiptarit. Më pas greku është ngjitur në shtëpi dhe pas disa minutash policia shkoi dhe e arrestoi. 40-vjeçari la tre fëmijë jetimë.

Shkak dyshohet se është bërë një konflikt i vazhdueshëm mes tyre. Por banorët, thonë se i moshuari ishte konfliktual thuajse me të gjithë.

“Ai krijonte vazhdimisht probleme në parking. Ai kishte një problem me parkimin sepse jetonte pikërisht lart. Ai jetonte vetëm” tha njëri nga banorët për mediat greke.

Një tjetër tha se “viktimën e dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna.

Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori është mbyllur në shtëpinë e tij” tha ajo.

“Pashë të moshuarin që gjuajti me gjakftohtësi”, thotë një dëshmitar tjetër okular. “Punëtori i parkingut kishte punuar këtu për shumë vite dhe ishte shumë i sjellshëm. Ai kërkonte t’u shërbente të gjithëve“.

68-vjeçari që vrau gjakftohtësisht shqiptarin u arrestua në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arratis pas vrasjes dhe pranoi aktin e tij. “Më shante, më pështynte, ndërsa unë i kërkoja që të mos i vendoste makinat aty” tha ai.