Një çift britanik vdiq nga helmimi me monoksid karboni gjatë pushimeve në një resort luksoz në Egjipt, pasi dhoma ngjitur ishte spërkatur me pesticide për të vrarë insektet, ka gjetur një mjek.
John dhe Susan Cooper po qëndronin në hotelin “Steigenberger Aqua Magic” në Detin e Kuq në gusht 2018, kur dhoma pranë tyre u tymos me një pesticid, ‘Lambda’, për shkak të infektimit nga çimkat. Në disa vende, Lambda hollohet me substancën diklorometan, e cila bën që trupi të metabolizojë ose të gëlltisë monoksidin e karbonit. Dhoma e tymosur, e cila ishte e mbyllur me shirit maskues rreth derës, ishte e lidhur me të tyren me një derë ngjitur.
Çifti i martuar u kthye në dhomën e tyre për të kaluar natën, por u gjetën të sëmurë rëndë të nesërmen nga vajza e tyre. John Cooper, 69 vjeç, u deklarua i vdekur sëbashku me gruan e tij Susan, 63, çifti turistik humbën jetën tragjikisht.
Dr. James Adelely, mjek i lartë mjekësor për qarkun anglez të Lancashire, përcaktoi se vdekjet ishin shkaktuar nga helmimi me monoksid karboni si rezultat i thithjes së avullit nga spërkatja e pesticidit që përmbante diklorometan.
“Deri më sot, familja jonë lufton për të kuptuar atë që ndodhi,” tha vajza e çiftit Kelly Ormerod, e cila ishte me pushime me prindërit e saj në atë kohë, në një deklaratë pas hetimit.
“Kjo nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte kurrë”. Ajo tha se “asgjë nuk do ta kompensonte dhimbjen dhe humbjen që ndjemë që nga ajo ditë”, duke shtuar: “Vitet e fundit kanë qenë periudha më traumatike dhe emocionale për të gjithë ne”.