Pas rastit të shqiponjës së kryqëzuar në Përmet, të tjera pamje të rënda tregojnë edhe njëherë abuzimin ekstrem që bëhet me kafshët në vendin tonë.
https://www.instagram.com/help_animals_korca/?utm_source=ig_embed&ig_rid=251860c6-37e9-4cfe-96ba-540d66316a71
Rasti është publikuar nga ‘JOQ Albania’, ku një qytetare shkruan një grua që jeton pranë Drejtorisë së Policisë te “MyslYm Shyri”, konkretisht në një pallat me 17 kate, i keqtrajton qentë barbarisht.
Sipas saj, ajo merr në shtëpi qentë e rrugës duke u shfaqur si bamirëse, por ‘prapaskenat’ janë të tmerrshme për kafshët e gjora. Siç duket nga VIDEO e publikuar, zonja bjonde e godet qenin me shqelma, ndërkohë që ndodhen në ashensor. Përballë këtyre pamjeve brutale, autoritetet përkatëse duhet të marrin masa!