Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë! “Hëngri në Fast Food dhe u rrëzua përtokë”/ 16-vjeçarja ndërron jetë papritur…

Një vajzë 16-vjeçare ka ndërruar jetë nga një goditje alergjike në Halkidiki, duke përhapur trishtim dhe zi në Oreokastro, si edhe gjithë Grqinë.

Sipas informacioneve të cituar nga mediat greke, 16-vjeçarja ndodhej me pushime në Halkidiki kur kishte shkuar për të ngrënë në një restorant. Aty, ajo dyshohet se ka pyetur nëse një ushqim përmbante një substancë të ndaluar për të, pasi ishte alergjike.

Dyqani thuhet se është përgjigjur negativisht dhe 16-vjeçari e ka konsumuar ushqimin, duke rezultuar në një goditje alergjike. Kalimtarët e rastit kanë thirrur menjëherë ambulancën, por sipas mediave lokale ka mbërritur pas 45 minutash, kur ishte tepër vonë.

Sipas të ëmës, 16-vjeçarja ndodhej në Halkidiki me miqtë e saj me pushime dhe të martën mbrëma kishin dalë për t’u argëtuar, ndërsa në mëngjes herët janë ulur për të ngrënë në një fast-food.

“Vajza ime hëngri një hot-dog, por ajo është alergjike ndaj qumështit dhe është gjithmonë e kujdesshme kur ha jashtë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka pasur bulmet në atë që ka konsumuar ”, tha nëna e 16-vjeçares, duke theksuar se vajza është rrëzuar sapo ka ngrënë ushqimin.

Vdekja e 16-vjeçares, e cila dha frymën e fundit në Halkidiki, në orët e para të së mërkurës, pas një vakti me miqtë e saj në një restorant, erdhi si pasojë e aspirimit të përmbajtjes së stomakut të rikthyer.

Këto janë informacionet e ekspertizës mjeko-ligjore kryer në trupin e vajzës fatkeqe, ndërsa priten edhe rezultatet e analizave laboratorike, të cilat do të hedhin më shumë “dritë” mbi rrethanat e vdekjes.