Një 35 vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri në mes të rrugës në provincën Casterlfiorentino, Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes.
Kalimtarët njoftuan menjëherë ambulancën por 35 vjeçarja Klodiana Vefa, e cila punonte si kamariere në një piceri disa metra larg vendit të ngjarjes, vdiq përpara se të transferohej në spital.Dyshimet janë se ajo mund të jetë ekzekutuar nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa, me të cilin nuk ishte ndarë ligjërisht por kishin probleme. Ai rezulton i zhdukur që nga momenti i vrasjes së saj.
Gruaja kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç dhe ishte një leje qëndrimi të rregullt në Itali.