Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar në tavanin e shtëpisë së tij.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku me të pranuar informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima është A. (R) T. I lindur me 1992. Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka dalë edhe një ekip nga Emergjenca e QKMF në Suharekë, ku rreth orës 16:00 mjeku ne vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe hapet rasti “Hetim I Vdekjes “.