Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se për pasojë një person ka ndërruar jetë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në afërsi të sheshit “Omonia” në Vlorë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa raportohet se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.