
Një i ri grek ka rënë aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë mbrëmjen e sotme.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 22-vjeçari me inicialet H.S. është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek H. S., rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.