Një ngjarje e rëndë është regjustruar pak momente më parë në Roskovec të qytetit të Fierit.
Një 16-vjeçare , nënë e një vajze të mitur është proceduar nga policia.
Adoleshentja ka marrë vajzën e saj dhe e ka dërguar te shtëpia e prindërve dhe pas kësaj është larguar duke braktisur fëmijën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur”, njofton Policia.
Sakaq detajet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.