Një 65 vjeçar nga fshati Vërdovë i Pogradecit është vetëvrarë me armë zjarri kallashnikov.
Nevrus Afezi 65 vjeç banor i këtij fshati në rrethana ende të paqarta edhe për policinë ka kryer një vetëvrasje në mjediset e banesës së tij.
Kanë qenë familjarët ata të cilët pasi kanë dëgjuar krismat e armës kanë shkuar por e kanë gjetur pa shenja jete kryefamiljarin e tyre.
Ne këto kushte kanë lajmëruar policinë e komisariatit të Pogradecit e cila ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vetëvrasjes.