Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë, prindërit rrahin për vdekje foshnjën 10 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britani, ku një foshnjë 10 muajshe dha frymën e fundit në duart e prindërve të tij, pasi u rrah brutalisht.

Stephen Boden dhe partnerja e tij Shannon Marsden, vranë djalin e tyre të vogël Finley Boden, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2020.

Finley u zbulua se kishte pësuar 130 lëndime të tmerrshme. Gjyqtarja Amanda Tipples, tha se çifti të cilët ishin të dy të varur nga droga, i kishin shkaktuar djalit të tyre mizori të paimagjinueshme, vetëm 39 ditë pasi shërbimet sociale e kishin marrë përsëri në kujdesin e tyre.

Sipas autopsisë, foshnja kishte pësuar 71 mavijosje, 57 fraktura në duart e prindërve dhe më pas çifti u dënua me të paktën 29 vite burg.

Analizat toksikologjike treguan se në gjakun e Finley u gjet kanabis, gjë që tregon se ai duhet të ketë thithur tym në 24 orët e fundit para vdekjes së tij.

Sipas gjykatës, prindërit pas krimit që ata kryen punuan së bashku për t’i mbajtur autoritetet larg Finley, për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të mbuluar aktin e tyre të tmerrshëm.