Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Las Vegas, ku një çift janë gjetur të pajetë, në një dhomë hoteli. Siç raportojnë mediat e huaja, Keaton dhe Lillie Lutringer, të moshave 32 dhe 37-vjeç, kishin shkuar në këtë qytet për të festuar një ditëlindje.
Paraprakisht, dyshohet se ata kanë ndërruar jetë prej mbidozës së d*rogës. Edhe një mik i tyre, Francisco Vasquez, 43-vjeç, u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në të njëjtin hotel.
Ai ndërroi jetë në spitalin Valley, pak orë më vonë.
Forca të shumta policore kontrolluan në mënyrë intensive në “Four Queens Resort and Casino” në Fremont Street, pasi prindërit e Lillie denoncuan zhdukjen e tyre për më shumë se 12 orë.
Ajo që mbetet e çuditshme sipas hetuesve, është fakti se çifti nga Teksasi nuk rezultonin përdorues të mëparshëm të dr*ogës.
Në dhomë dhe tualet u gjetën disa çanta që dyshohet të jenë të mbushura me k*okainë.
Shoku i tyre, mbante dhe një armë në brez, sipas raportit të policisë. Kjo e fundit ka ende shumë pikëpyetje, lidhur me vdekjen tragjike të 3 të rinjve.