2
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku dyshohet se dy persona janë therur me thikë.
Sipas informacioneve të para rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.
Sinjali mëson se dy persona janë lënduar dhe se gjatë natës kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.