Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rriti si të ishte e bija, Vanesa surprizon në momentin e vështirë gruan që iu bë nënë

Pas një fëmijërie dhe adoleshence të trazuar të cilën e rrëfeu gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty”, Vanesa ka gjetur limanin e saj të qetësisë. Babai i mbylli derën, por dikush tjetër i hapi shtëpinë. Gruaja e tij e keqtrajtonte, por Vanesa u strehua në një fole dashurie. Nëna e braktisi për herë të dytë, por gjeti një nënë që e priti në kraharorin e saj.

Jeta e trishtë dhe e vuajtur që ajo kishte njohur deri në atë moment ia la vendin dashurisë dhe ngrohtësisë që i dhuroi familja e re. Një familje që erdhi në mënyrën më të papritur dhe të pazakontë, vetëm nga një telefonatë drejt motrës së saj nga babai, Kristjanës e cila është fryt i martesës së parë të tij.

Ajo e mori në shtëpinë e saj ku Vanesa takoi ish-gruan e të atit e cila e pranoi menjëherë si të ishte e bija. Vanesa tashmë është 23 vjeçe dhe prej disa vitesh jeton me motrën, ish-gruan e të atit që e thërret nënë dhe djalin e saj.

Për të gjitha këto arsye, Vanesa ka thirrur Krstinën në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo shpreson që në njëfarë mënyre t’i kthejë pak nga forca që Kristina i ka dhënë asaj pasi në këtë moment e ëma ndodhet në një situatë të vështirë sepse nuk e ka pranë të birin.

Kristina: Jeta ime!

Vanesa: E bukura ime!

Kristina: Uh, çfarë më bërë! O jetë, po pse më gënjeve mua?

Vanesa: Po nuk të gënjeva, thjesht doja të ta bëja surprizë dhe thjesht dua të të tregoj dy gjëra dhe më dëgjo pak. Arditi e di shumë mirë që unë nuk jam vajza jote biologjike, e di historinë dhe i tregova edhe se çfarë gruaje je ti. Unë thjesht dua të të falenderoj për çdo të mirë që ke bërë tek unë.

Kristina: Asgjë zemër s’kam bërë për ty. Thjesht të kam dhënë dashuri.

Vanesa: Më ke dhënë dashurinë, por më ke falur edhe fjalën nënë që mua më ka munguar.

Kristina: Oh jeta ime ti! Ti je e vogla ime moj!

Vanesa: Më ke thënë që do të të bëj hyzmet për tërë jetën unë.

Kristina: Jo, unë të kam thënë që do plakemi.

Vanesa: Do plakesh me mua, po. Edhe unë të premtoj që do plakesh me mua.

Kristina: Ta ha zemrën unë ty!

Vanesa: Derisa të kemi jetën unë edhe ti bashkë do jemi bashkë.

Kristina: Të vdes unë për ty!

Vanesa: Dije që të dua shumë.

Kristina: Çfarë më ke bërë!

Vanesa: Mos u anko! Ti je e fortë, ti je femër pozitive, e çiltër, pse mbyllesh?

Kristina: Ju e dini që unë jetoj për ju të dyja për momentin.

Vanesa: Normale dhe ne të kemi krah dhe ti na ke krah neve. Ke dy vajza të rritura dhe na ke rritur me mundime, me sakrificat e tua, na ke folur shumë, na ke treguar për jetën, nga kjo del kjo, nga ajo del ajo kështu që unë i kam marrë për bazë të gjitha fjalët e tua dhe do t’i marr bazë për tërë jetën. Mbase të kam mërzitur ndonjëherë…

Kristina: Ti je e vogla ime, kurrë, kurrë.

Vanesa: Të kërkoj shumë falje.

Kristina: Për çfarë më kërkon falje?

Vanesa: Që të kam mërzitur ndonjëherë.

Kristina: Jo, mua do më kërkosh falje që më ke gënjyer që dje dhe sot.

Ardit Gjebrea: Këtu e ke mendjen.

Kristina: Po, këtu duhet të më kërkosh falje.

Vanesa: Thjesht mendova që do bëhej pak më mirë që ta bëja publike këtë pjesë dhe ta bëja publik urimin meqë ke edhe pak nevojë, mendoj për ndonjë surprizë prej djalit, prej vëllait dhe të jap edhe fjalën, ke edhe një premtim, edhe ti do më japësh një premtim mua por para premtimit tim do më thuash ti mua tani që kur të çohesh në mëngjes do dalim do pimë kafe të treja.

Kristina: Kërkojnë gjëra shumë ekstreme Ardit.

Ardit Gjebrea: Ekstreme… ti gjithmonë e ke patur këtë ritual, vetëm tani është ky momenti që…

Kristina: Nuk e bëj dot, shiko unë iu kam thënë këtyre që të paktën këto kohë dua qetësi.

Ardit Gjebrea: Edhe prandaj nuk të tregoi të vërtetën se donte të paktën të dilje nga shtëpia dhe ky të ishte një fillim që ti të rimarrësh jetën sepse unë jam i bindur që çdo gjë do shkojë në jetën e vet, asnjë fëmijë nuk mund të ndahet nga nëna, por të paktën ti të fillosh dhe të shijosh drekat, darkat, kafet me vajzat e tua, jetën tënde sepse nuk zgjidh asgjë duke ndenjur brenda në shtëpi.

Kristina: Është e vështirë Ardit se unë kam hyrë në atë pjesë tani.

Vanesa: Do të dalësh, do të të nxjerrim ne.

Ardit Gjebrea: Duhet të dalësh, Kristina. Duhet të dalësh sepse mbledh edhe energjinë pozitive. Duke ndenjur aty fillon dhe mendon, futesh në një qerthull që nuk del dot, nuk të bën mirë.

Kristina: Unë dal nga ajo situatë nëse kam çunin në krahët e mi.

Vanesa: Do ta kesh!/tvklan.al