Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“E tmerrshme, mendojnë ata idiotët se…”, Kraki “i ashpër” me opozitën pas shpërthimin në Zubin Potok: Dy gjëra janë të sigurta

 
   

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, ka reaguar pas shpërthimit në Zubin Potok.

Ai thotë se “është e tmerrshme kur opozita dhe bandat i gëzohen sulmeve të Serbisë ndaj Kosovës, sepse sipas tij, kështu e kanë më të lehtë “mendojnë ata idiotët” ta denoncojnë “terrorin e Kosovës ndaj serbëve” dhe “veprimeve të dëmshme të qeverisë””.

Kraki përmes një shkrimi në Facebook, ka shtuar se “nëse opozita rikthehet në pushtet dy gjëra janë të sigurta 100 për qind: 1. Rikthimi i Serbisë dhe krimit në veri dhe 2. Rikthimi i bandave afër buxhetit”.

Postimi i plotë:

Është e tmerrshme kur opozita dhe bandat i gëzohen sulmeve të Serbisë ndaj Kosovës, sepse kështu e kanë (mendojnë këta idiotë) më të lehtë ta denoncojnë « terrorin e Kosovës ndaj serbëve » dhe « veprimet e dëmshme të qeverisë ».

Një gjë mos e harroni, me këta dibiduza në pushtet dy gjëra janë të sigurta 100%:

1) rikthimi i Serbisë dhe i krimit në veri

2) rikthimi i bandave afër buxhetit

Atëherë, një pyetje për krejt klasën:

Kush është për rikthimin e veriut nën kontroll serb?

Askush zotni mësus.

E di e di po veç thashë