E tmerrshme: Mjekët largojnë “Bririn e djallit” nga maja e kokës së indianit (FOTO)

Më në fund kirurgët ia kanë hequr “bririn e djallit” prej 10 centimetrash fermerit 74-vjeçar indian, i cili për disa vite shkonte tek berberi për ta shkurtuar.

Shyam Lal Yadav nga fshati Rahl në Madhya Pradesh, pësoi një dëmtim në kokë në vitin 2014, pas së cilit mbeti me një gungë në kurorën e kokës së tij, e cila filloi të rritej në mënyrë të qëndrueshme gjatë pesë vjetëve e në një gjatësi prej 10 centimetrash.

Briri i rrallë i lëkurës përbëhej nga keratina, një substancë që gjendej në thonjtë e këmbëve dhe flokët e njeriut, të cilat mund të jenë të tepërta tek të moshuarit.

“Fillimisht, ai e injoroi këtë gjendje pasi nuk i shkaktoi ndonjë shqetësim. Gjithashtu meqë ishte mësuar ta shkurtonte tek berberi”, tha kirurgu Vishal Gajbhiye.

Gajbhiye e kreu operacionin në spitalin Bhagyoday Tirth në qytetin Sagar, pasi skanimi i CT-së përcaktoi se ishte e sigurt për ta bërë këtë.