Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E trishtë, pësoi atak në zemër, ndërron jetë artisti i njohur

DJ legjendar dhe drejtuesi i SiriusXM, Jim Ladd, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër.

Artisti vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles, sipas SiriusXM gjatë një deklarate në X (Tëitter).

“Ikona e radios Jim Ladd, i cili për më shumë se 50 vjet mbrojti rock dhe intervistoi shumë prej artistëve më të mëdhenj në studiot e tij në Los Angeles dhe në kanalin Deep Tracks të SiriusXM, ndërroi jetë të dielën, më 17 dhjetor”, shkruhej në deklaratë.

Ladd u bë i njohur në radio në vitet 1960, ndërsa u shndërrua në një figurë me ndikim në industrinë e muzikës, duke marrë një yll në “Hollyëood Ëalk of Fame” në 2005 në shenjë njohjeje për arritjet e tij.