Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E trishtë! Vdes në gjumë Miss-i nga Kavaja. Pak kohë më parë ishte ndarë nga jeta edhe e motra

Ngjarje e trishtë. Missi nga Kavaja Lorena Bërdufi është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur për shuarjen e saj nga jeta, e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale.

Lorena vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër. Mësohet se ajo ka ndërruar jetë në gjumë.

Lajmi ka hidhëruar pa masë familjarët, të afërmit, shokët dhe shoqet e saj.

Lorena ishte nga Kavaja dhe studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, ndërsa ishte maturante në vitin e fundit.

Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.

“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”, u shpreh 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.

Humbja e vajzës merr përmasa akoma më tragjike për familjen Bërdufi e cila kishte humbur vajzën tjetër në të njëjtat rrethana.