Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e ka komentuar deklaratën e një prokurori të Gjykatës Speciale, i cili gjatë seancës së sotme ka thënë se Jakup Krasniqi kishte gërvishtur fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për shkak të armiqësisë politike.
Klinaku e ka quajtur si skandal këtë deklaratë, ndërsa ka thënë se për dallim nga Krasniqi (pra të Presidentit Rugova) ai e ka shkatërruar krejt.
“Baca Kupë veç e paska gërvishtë, e unë p.sh e kam shkatërruar krejt.
Skandal prokurori e hajgare gjykatë ajo në Hagë.”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitarit Jan Kickert iu prezantua një fotografi, në të cilën u tha se shihej delegacioni i Rambujesë, e që në të ishte i gërvishtur ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Gërvishtja pretendohet se u bë nga Jakup Krasniqi.