Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

E urreni ardhjen e ditëlindjes tuaj? Ja si e shpjegojnë psikologët këtë ndjesi

Bota është e ndarë në dy kategori njerëzish kur vjen puna tek ditëlindja, ata që e festojnë ditëlindjen për një javë të tërë, si dhe ata që e urrejnë faktin se ditëlindja e tyre po afron.
Por a e dini se si e shpjegojnë psikologët faktin që e urreni këtë festë?

1. Nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes

Në ditëlindje patjetër do jeni në qendër të vëmendjes. Do t’ju urojnë, do merrni dhurata dhe telefonata, ndoshta do të ketë edhe shumë shkëmbime përqafimesh me kolegët. Nëse jeni një person që nuk ju pëlqejnë ekspozimet dhe jeni veçanërisht i mësuar me izolimin, nuk ju pëlqen kjo ditë sepse do të jeni nën lupë.

2. Atë ditë ndjehet gjithçka që mungon

Nëse vendosni ta festoni ditëlindjen me siguri do të ndjeni mungesën e një njeriu të dashur, ndoshta nuk jeni në një marrëdhënie dhe ajo festë do jua nënvizojë më shumë mungesën e një partneri ose partnereje, apo nëse mund të keni humbur një miqësi të rëndësishme, dije se do ju shkaktojë një mërzitje. Në mungesë të forcës për t’i përballuar me lehtësi këto humbje dhe mungesa, bëheni një person që nuk ju pëlqen festa e ditëlindjes.

3. Keni frikë nga koha që kalon

Duhet ta themi. Nëse keni një urrejtje të veçantë ndaj ditëlindjes suaj, mund të keni frikë nga koha që kalon. Nga ana tjetër, është pikërisht dita në të cilën futesh në të ardhmen, por ende keni ndjesinë se jeni në gjendje të qëndroni në të tashmen.
Kjo gjeneron frikë dhe mendime për pleqërinë, për kohën që kalon dhe që kërkon të bëni më shumë gjëra për të ardhmen.
Vetëm një këshillë: hiqni dorë nga kontrolli i tepërt dhe shijoni surprizat që jeta ju rezervon./Living/