Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“E vetmja që përmbajti ofendim personal”/ Pyetja ‘pikante’ kundrejt Sarës çmend Bardhin, këngëtari: Dua ta di kush e ka bërë!

Në shtëpinë e “VIP-ave” , mbrëmjen e së premtes janë lexuar disa pyetje anonime të banorëve, nga ku mes tyre ishte një për Bardhin. Bardhit i bëhet një pyetje mjaft ofenduese e cila thotë se a e kupton se sa trap po del me Sarën dhe kur do të vendosë të flasë.

Ka qenë moderatorja Roza Lati ajo e cila ka lexuar pyetjen duke i thënë këngëtarit Bardhi Idrizi se nuk dëshiron fare t’ja bëjë pasi ai është një djalë flori.

Bardhi e kupton sa trap po del me Sarën, kur do flasësh?

Bardhi: Po flas në çdo situatë që më ka takuar, në disa që s’më ka takuar i kam cekur, edhe në Prime dhe gjatë… ditëve tjera.

Meritoni: Si nuk po ju vjen marre?

Sara ndërhyn direkt për t’i shpjeguar Bardhit pyetjen, ndërsa Roza i thotë që të mos ndërhyjë në përgjigjen e tij.

Sara: Po del si trap që s’përfshihesh.

Bardhi: Është e vetmja pyetje që përmbajti ofendim personal, edhe më vjen mirë të di kush e ka bërë, por nuk ka rëndësi për momentin. Jam përfshirë në shumë situata, përveç situatës me Meritonin që e kam shok shumë të mirë dhe Sarën të dashur, nuk e pashë të arsyeshme të përfshihesha. Nëse ka nevojë për të reaguar në një situatë me Sarën reagoj njëjtë, nuk ka nevojë të quhem trap.