Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E zbulon ish-ambasadori holandez: Ja ku është burimi i tensioneve mes Kurtit dhe Ramës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi në takim homologun e tij nga Tirana, Edi Rama, i cili qëndroi në Prishtinë me 6 korrik, në kuadër të turit të tij ballkanik, si përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit.

Kryeministri Kurti, kushtëzoi takimin e Ramën, duke i kërkuar atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive shqiptare.

Pas refuzimit, Rama ka thënë se nuk erdhi në Prishtinë “për t’u martuar me Kurtin” dhe se nuk ka probleme personale me të.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin, dhe nuk ndjehem i fyer si një dhëndër të cilin nusja nuk i doli në takim. Unë shkova në Prishtinë siç erdha këtu, siç do të shkoj aspak në Beograd si kryeministër i Shqipërisë dhe, në mënyrë më absolute s’kam asnjë problem personal dhe aq më pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës”, ka deklaruar Edi Rama.

“Mbylljen” e Kurtit për takim me Ramën e kanë kundërshtuar shumë analistë dhe partitë opozitare në Kosovë.

Se ata duhet të takohen sa më shpesh, e thotë edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Për gazetën “Bota sot”, Bosch ka deklaruar se Rama dhe Kurti duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin.

“Mendoj se duhet të takohen sa më shumë dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin. Bashkëpunimi mes dy vendeve me rëndësi të jashtëzakonshme”, ka thënë ish-ambasadori.

Ai ka treguar edhe burimin e tensioneve mes dy kryeministrave shqiptarë.

“Tensioni është shkaktuar nga mirëkuptimi i Ramës për Vuçiqin, me mend se ai me të drejtë mendon se opozita serbe është kryesisht më e keqe se Vuçiq. E vërtetë, por mendoj se kjo nuk e bën Vuçiqin të pranueshëm”, ka theksuar Robert Bosch për “Bota sot”.

Rama gjatë vizitës në Prishtinë, takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Po ashtu, ai pati një takim edhe me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier./Botasot