Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E zbulon ushtaraku shqiptaro-amerikan: Ky shtet i kërkoi Serbisë të mos e pranojë Asociacionin pa fuqi ekzekutive

 
   

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka zbuluar se në çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka “gisht” edhe Irani.

Në një postim në Facebook, Maralusha ka thënë se Irani ka këshilluar Serbinë, që të mos pranojë Asociacionin pa kompetenca ekzekutive, përcjell Bota sot.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, e ka këshilluar ambasadorin e Serbisë në Teheran që Serbia mos ta pranojë asnjë formë të Asociacionit me Kosovën, që nuk ka fuqi ekzekutive”, ka thënë Maralusha.

Në mediat e Kosovës, dy ditë më parë u publikua një draft-statut i Asociacionit, që po kërkohet me ngulm nga Serbia dhe ndërkombëtarët.

Por, sipas Qeverisë së Kosovës, ky version nuk është i njëjtë me atë që e ka në dorë kryeministri Albin Kurti.

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që ka qarkulluar dy net më parë në media ndër të tjera thoshte se Asociacioni “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.

Sipas mediumit që e ka publikuar këtë dokument, Asociacioni do të ketë kuvendin e tij, kryetarin, nënkryetarin, bordin, këshillin këshillëdhënës dhe zyrën për ankesa.

Ndërsa, sipas dokumentit të publikuar thuhet se Kosova ka ngritur disa çështje për sa i përket këtij draft-statuti, ka vendosur disa kushtëzime dhe ka pretenduar për mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentet tjera.