
Arbër Ferati është 35-vjeçari që humbi jetën pak ditë më parë në Vlorë pasi autokombajna me të cilën po punonte kapi kabllon e energjisë elektrike dhe e zuri korrenti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tragjas të Vlorës, teksa ai po shkonte të korrte grurin në fusha.
Mjekët thonë se 35-vjeçari ka humbur jetën në vend pasi ka rënë në kontakt me tensionin e lartë. Por pavarësisht kësaj, 35-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së tij.
Por kur ambulanca ka mbërritur në spital, asaj i është bllokuar dera dhe të afërmit e të riut kanë tentuar ta hapin me forcë. Një vonesë e tillë për nxjerrjen e tij nga ambulanca ka shkaktuar irritim te të afërmit e 35-vjeçarit që janë përplasur me mjekët dhe policinë.
Ata prentendojnë se Feratit nuk i është dhënë ndihma e parë në kohë.