
Kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së për ta kryer Regjistrimin e Popullsisë (ReKos2024).
“Familja legjendare, Jashari, përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falenderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti”, shkruan në njoftimin zyrtar të ASK-së.
Kujojtmë, se ky proces ka nisur me 5 prill.