Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Edhe gratë janë në gjendje të vdesin për atdhe”: Maqedonci i fton gratë të bëhen pjesë e FSK-së

 
   

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rejave që të aplikojnë për t’u bërë ushtare të FSK-së.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ai thotë se beson thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e të vdesin për të.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore është forcë për të qëndruar gjithmonë stoik në mbrojtje të sovranitetit territorial e të jetës së qytetarëve.

Ne besojmë thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të, siç e kanë dëshmuar fuqishëm në të gjitha periudhat e historisë sonë të lavdishme. Andaj, ftoj të rejat që të aplikojnë për tu bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.