Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Edhe Isa Mustafa qenka pozicionuar pro Hotit, Veliut”/ Analisti: Lumiri tashmë e ka veç një rrugë

 
   

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se gjatë javëve të fundit, nuk ka pasur asnjë bisedë mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por ka thënë se kryetari Abdixhiku ka pasur takime dhe iniciativa me partitë opozitare, duke përmendur biseda me Bedri Hamzën, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj.

Analisti Luan Gacaferi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe Isa Mustafa qenka pozicionuar pro Hotit, Veliut.

Sipas tij, Lumiri i ka veç një rrugë “e ajo është me lyp mbrojtje nga Albini, në të kundërtën ushtria e PDK’së në LDK do e grijnë për së gjalli”.

Postimi i plotë:

E tash o puna akoma ma serioze, edhe Isa Mustafa përmes djemve të tij qenka pozicionuar Pro Dullës e Agim Veliut e kundër Lumirit!

Tash nuk i ka ma dy rrugë Lumiri, e ka veç nja e ajo është me lyp mbrojtje nga Albini, në të kundërtën ushtria e PDK’së në LDK do e grijnë për së gjalli!

Nuk ka natë qe në studiot televizive, “analistat” e PDK’së, nuk ja tregojnë thikat me të cilat do e grijnë Lumirin edhe nëse pranon t’i nënshtrohet e edhe nëse nuk pranon t’i nënshtrohet PDK’së!

Lumiri ka ardhur(realisht e ka pru vetën) në një pozicion hyp se t’vrava e zhdryp se t’vrava!

E gjithmon me shpresën se Albini, pranon mi marr në mbrojtje Lumirin!