Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Edhe kompania “BINNI” bëhet anëtare e Uniont të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Kryetari i Unionit te Bizneseve Shqiptaro – Gjermane, Nazmi Viqa, së bashku me anëtarët e kryesisë Vllaznim Kelmendi e Bekim Borovci, Koordinatorin për Kosovë, Agim Kuleta, dhe Zyrtaren Ekzekutive, Yllresa Shala, vizituan kompaninë liderë në Kosovë në fushën e mobilierisë, “BINNI” Sh.P.K.

Përfaqësuesit e Unionit u pritën në takim nga Nexhat Fazliu, drejtori i kompanisë “BINNI”, i cili i njoftoi ata për së afërmi me procesin e prodhimit të dyerve, dritareve dhe produkteve të tjera në kuadër të kësaj fushe. Ai foli edhe për historikun e themelimit dhe zhvillimit të kompanisë ndër vite, duke filluar nga viti 1989, historik që mbizotërohej nga fryma e punës së palodhshme, sakrificës, korrektësisë, kreativitetit dhe synimit për të arritur standardet më të larta.

Kryetari i UBSHGJ-së e përgëzoi atë për arritjet e mëdha dhe u shpreh se vetëm me një angazhim e investime të tilla mund t’i ndihmohet zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimit të perspektivës për të rejat e të rinjtë tanë.

Drejtori Fazliu, duke e vlerësuar rëndësinë e bashkimit të potencialit ekonomik e njerëzor në organizata të tilla si Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, shprehu gatishmërinë që të bëhet pjesë e tij, me ç’rast, kryetari Viqa edhe zyrtarisht ia dorëzoi certifikatën e anëtarësimit, e falënderoi atë dhe uroi për suksese në këtë rrugë të përbashkët!

Suksesi krijon lidhjen!