Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Edhe ky ministër po hetohet nga Task Forca Antikorrupsion

 
   

Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar ministrin e financave, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati po hetohet në lidhje me rastin e dëmtimit të mësimdhënësve, të cilëve dyshohet se në mënyrë kundërligjshme ua kishte ndalur pagat gjatë kohës së grevës.

Për këtë rast, ishte bërë kallëzim penal, të cilin Task Forca po e heton.

Ministri Murati është ftuar nga Task Forca që të intervistohet në hetuesi në cilësinë të dyshuarit, por ai ka refuzuar, duke kërkuar që të intervistohet në zyre të të tij. Hetuesit e Task Forcës nuk e kanë pranuar kërkesën e Muratit./Gazeta10