1
Përkundër disa aksioneve të ndërrmarura nga Inspektorati i Prishtinës për të pastruar hapësirat me grumbuj mbeturinash, ka dy ditë që serish ka ndërhyrë dhe kësaj radhe përreth Tregut të Gjelbër ku ishte grumbulluar një masiv mbeturinash , të cilat rrezikojnë shëndetin e qytetarëve po edhe japin pamje të shëmtuar të kryeqytetit.
Për këtë aksion dy ditor , Kryeinspektori Florian Dushi shkruan në facebok-un e tij , tek fton qytetarët dhe tregtarët të mbështesin këtë iniciativë duke treguar kujdes për mjedisin dhe duke raportuar çdo rast të papërgjegjshmërisë.
Postimi i plotë
“ Inspektorati i Kryeqytetit ka ndërhyrë sërish për të pastruar hapësirat përreth Tregut të Gjelbër, ku ishte grumbulluar një masiv mbeturinash.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Inspektoratit për të ruajtur pastërtinë dhe apelimeve për kujdes nga ana e tregtarëve dhe vizitorëve, persona të pandërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin mbeturina kudo në hapësirat përreth tregut me çka rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve të kryeqytetit.
Pastrimi i kryer për dy ditë radhazi nga Inspektorati i Kryeqytetit është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.
Inspektorati paralajmëron se në rastet e ardhshme të shkeljeve si kjo, do të merren masa ndëshkuese ndaj personave përgjegjës.
Ftojmë qytetarët dhe tregtarët të na mbështesin në këtë iniciativë duke treguar kujdes për mjedisin dhe duke raportuar çdo rast të papërgjegjshmërisë”.