Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Edhe qentë bien në depresion

Studimet kanë treguar se qentë mund të përjetojnë depresionin ashtu sikurse njeriu, raporton “The New York Post”.

Fatkeqësisht qentë nuk mund të flasin apo të komunikojnë në mënyrë që të tregojnë se çfarë ndjenjë, prandaj pronarët e tyre duhet të jenë vigjilent, në mënyrë që të lexojnë shenjat që tregojnë se “shoku më i mirë” po vuan nga depresioni.

Faqja e veterinarëve “veterinarians.org” ka renditur simptomat e depresionit tek qentë:

-Humbjen e interesimit rreth aktivitete që më parë qeni kënaqej duke i bërë

-Ulje e dëshirës për lojë e aktivitete

-Të fjeturit e tepërt dhe dembelia

-Apetiti i ulët dhe ndryshimet në të ngrënë

-Kërkon shumë vëmendje apo tërhiqet nga aktivitet sociale

Shkaktarët e depresionit tek qentë mund të jenë të ndryshme. Sipas veterinarëve më së shpeshti ka lidhshmëri me rrethin dhe ambientin ku jeton qeni, por ka të bëj edhe me moshën.

Përveç këtyre faktorëve, në depresionin e një qeni mund të ndikojë edhe humbja e një të afërmi.

Trauma konsiderohet si një ndër shkaktarët e depresionit të tyre gjithashtu.

Nëse një qen është në depresion, veterinarët këshillojnë që pronarët duhet të afrohen më shumë me të e të krijojnë ndonjë rutinë të re. Edhe shoqërimi me ndonjë shok të ri mund t’i ndihmojë, ashtu sikurse mënyra e të ushqyerit.