Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Edhe Sallahu i reagon Kushtetueses: Vetëvendosje jemi ne, kuptone drejt dhe qartë

 
   

Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i ka reaguar Gjykatës Kushtetuese pasi kjo e fundit e rrëzoi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sallahu ka thënë se menjëherë do të fillojnë me plotësimin e dëshirave të gjyqarëve të Kushtetueses.

Ai ka thënë se kjo Byro do të bëhet.

Postimi i plotë:

Nëse mendoni që do të na stoponi e keni shumë shumë gabim.

VETËVENDOSJE! jemi NE. Kuptone drejt dhe qartë.

Menjëherë do të fillojmë me plotësimin e dëshirave (të cilat nuk janë të tyre) të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të bëhet.