
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur ”provokim dhe krim” nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, arrestimin e organizatorit të sulmeve ndaj KFOR-it, Milun Milenkoviq.
Këtë siç ka njoftuar Presidenca e Serbisë, Vuçiq e tha gjatë një bisede në telefon që pati me tre senatorët amerikanë: Chris Murphy, Jean Sahin dhe Pete Ricketts.
”Vuçiq u tha senatorëve amerikanë qartë dhe pa mëdyshje se arrestimi i sotëm i Milun Milenkoviqit është provokim dhe krim i kryeministrit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, me të cilin po tenton të provokojë luftë në zemër të Evropës”.
Çështja e Kosovës, ishte temë e vetme diskutimi mes Vuçiqit dhe senatorëve amerikanë, thuhet në njoftimin e lëshuar.