Diskutimet në dialogun Kosovë – Serbi, shpeshherë kanë përfshirë edhe liderët e vendeve të rajonit. Kohëve të fundit në këtë çështje, ndër më të zëshmit ka qenë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Madje ai me anë të një reagimi që i ka bërë në Twitter, emisarit Miroslav Lajçak, i ka kërkuar që të mos lejohet që veriu i Kosovës, të shndërrohet në një Donbas të Vogël.
“Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, ka thënë Rama.
Njohësi i çështjeve politike nga Shqipëria, Ben Andoni, thotë se ky deklarim është vazhdimësi e qasjes së kryeministrit Rama, që e paraqet Shqipërinë në mesin e zërave ndërkombëtarë.
Profesori universitar Dorajet Imeri thotë se mosmarrëveshjet Kosovë – Serbi, pashmangshëm ndikojnë në stabilitetin e rajonit.
Në takimin e së mërkurës Lajçak nuk ka arritur që me kryenegociatorët të përpiloi dokumentin e sekuecimit. Ky plan pritet të arrihet në takimet e nivelit të lartë në Bruksel.