Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga Presidenti i Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan në Abu Dhabi.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se me presidentin kanë biseduar për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si dhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë.
Këtë të fundit, Rama ka bërë të ditur se së shpejti do t`a nënshkruajnë këtë marrëveshje.
“Abu Dhabi – I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, ka shkruar Rama./teve1.info/