![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/edita-tahiri-kosova-po-dridhet-prej-termetit-te-korrupsionit_64e5ad703237b.png?resize=850%2C531&ssl=1)
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për skandalet e fundit që e kanë përfshirë Qeverinë Kurti.
Së fundmi, kryelajmi ishte arrestimi i dy zyrtarëve të lartë në ministrinë e Industrisë dhe biznesmenit Ridvan Muharremi, të dyshuar për dallavere me rezervat shtetërore.
Për këtë, Tahiri shprehet s Kosova po dridhet prej tërmetit të korrupsionit. E sipas saj, një gjë nuk ka të ndalur.
“Vera eshte per pushime, por Kosova po dridhet prej termetit te korrupsionit – qe ska te ndal”, shkroi ajo shkurtimisht, të mërkurën në një postim në Facebook.