Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Efektet anësore të shafranit të Indisë

Shafrani i Indisë përdoret shpesh si një kurë medicinale që mund të ndihmojë me gjithçka.

Studimet kanë lidhur përbërësin e tij aktiv, kurkuminën, me lehtësimin e dhimbjeve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe të tretjes, mbështetjen e shëndetit të mëlçisë dhe të trurit, por edhe shërimin e shpejtë të plagëve të lëkurës.

Megjithatë, pavarësisht përfitimeve të panumërta, në disa raste ai mund të shkaktojë më shumë dëm sesa shërim.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me rastet ku ai mund të shkaktojë dëm në organizëm.

Kush nuk duhet ta konsumojë atë?

Edhe pse besohet se shafrani i Indisë është i mirë për shumicën e individëve, për disa mund të mos jetë keshtu.

Problemet e mëposhtme shëndetsore kërkojnë kujdes shtesë:

Mungesa e hekurit

Shafrani i Indisë mund të pengojë përthithjen e hekurit nga organizmi.

Një studim zbuloi se shafrani i Indisë, së bashku me specin djegës dhe hudhrën, zvogëlon sasinë e hekurit që trupi juaj mund të thithë, me 20 deri në 90 %.

Kështu që nëse jeni të prirur apo keni anemi, ai mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Çrregullime të gjakderdhjes

Shafrani i Indisë mund të ngadalësojë aftësinë e gjakut tuaj për t’u mpiksur, gjë që mund të intensifikojë problemet e gjakderdhjes.

Në të njëjtën mënyrë, ai mund të përforcojë gjithashtu efektet e ilaçeve për hollimin e gjakut, të cilat mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes.

Nëse aktualisht jeni duke marrë hollues gjaku (përfshirë aspirinën), bisedoni me mjekun tuaj përpara se të merrni një suplement me shafran të Indisë ose kurkumin.

Diabeti

Ky përbërës mund të intensifikojë medikamentet e diabetit që ulin sheqerin në gjak në një shkallë të rrezikshme, duke rritur kështu rrezikun e uljes së tepërt të sheqerit në gjak.

Gurët në veshka

Shafrani është i pasur me oksalat, i cili në doza të larta lidhet me kalciumin dhe çon në formimin e gurëve në veshka.

Këtë e mbështet edhe një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, që zbuloi se suplementet e shafranit rritën ndjeshëm nivelet e oksalatit, një kimikat që trupi çliron përmes urinës.

Sëmundja e fshikëzës së tëmthit

Shafrani mund të shkaktojë tkurrjen e fshikëzës së tëmthit, duke përkeqësuar problemet e fshikëzës së tëmthit.

Një studim ku AgroWeb.org u bazua, zbuloi se doza e kurkuminës e aftë për të prodhuar një tkurrje 50% të fshikëzës ishte 40 mg.