Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Egla i shkon për bisedë, Romeo: O e pashpirt, mos mu afro!

‘Prime’ i djeshëm ka qenë tepër i ngarkuar sidomos për çiftin Heidi dhe Romeo.

Dyshja në fjalë, u zgjodh nga Egla si lidere e shtëpisë, të shkojnë në nominim kokë më kokë ku fituesi do të shkojë direkt në finale ndërsa tjetri do të qëndrojë në nominim për pjesën tjetër të lojës deri në gjysmë finale.

Mirëpo ky vendim që produksioni ka marrë i është thënë vetëm Eglës dhe asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë dhe pothuajse shumica e banorëve, të paktën ata që ‘mbështesin’ dashurinë e Heidit dhe Romeos i janë kthyer kundër Eglës për veprimin e bërë.

“Ky nuk është avantazh, është t’i bie vetes me çekiç kokës. Këta do më marrin shpirtin mua. Unë kam hallin tim tani, nuk kam hallin e publikut.”– u shpreh Egla mbrëmë në dhomën e rrëfimit.

Teksa në një moment ka shkuar të bisedojë me Romeon i cili ishte në gjendje emocionale shumë të rënduar, banori i ka mbajtur një qëndrim shumë të ftohtë Eglës duke mos e lejuar të qëndrojë pranë tij dhe duke u drejtuar: o e pashpirt, mos mu afro!