Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegovinës dhe nga Bashkimi Evropian të dielën u janë bashkuar përpjekjeve për të gjetur njerëzit e zhdukur nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut dhe për pastruat rrënojat.

Bosnja ka kërkuar ndihmë nga BE-ja pasi reshjet e mëdha të shiut të enjten dhe të premten shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut, që kanë lënë të vdekur të paktën 18 persona.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Fatkeqësia natyrore po ashtu ka shkatërruar rrugë dhe ura dhe ka lënë të plagosur dhjetëra persona.

Zyrtarët thanë se të paktën 10 persona ende konsiderohen të zhdukur, shumica nga fshati Donja Jabllanica, në jug të Bosnjës, fshat ku ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut.

Luigi Soreca, kreu i misionit të BE-së në Bosnje, shkroi në X, se blloku evropian qëndron me Bosnjën dhe se ekipet e shpëtimit po shkojnë për të ndihmuar këtë shtet

Autoritetet thanë se ekipet e shpëtimit nga Kroacia kanë shkuar, ndërkaq një ekip nga Serbia pritet të shkojë në Bosnje më vonë gjatë 6 tetorit, pasur nga një ekip për shpëtim i përbërë nga qentë që do të dërgohet nga Sllovenia. Mali i Zi, Maqedonia e Veriu, Polonia, Republika Çeke dhe Turqia po ashtu kanë ofruar ndihmë, thanë autoritetet në Bosnje./rel