Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekipi i RTV 21 sulmohet fizikisht nga serbët

Gazetarja e RTV 21 Lirie Dibrani dhe kameramani Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Car Llazar në veriun e Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja njofton se përpos sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar.

“Aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar.