
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviq, për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrave përreth.
I njëjti është dënuar me 12 vite burgim.
Dënimi me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton teve1.info
Po ashtu, të akuzuarit Bajroviq i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.