Sabrina Abazaj, vajza 19 vjeçare nga Vlora e cila ka pasion kërcimet popullore, ka nisur të kërcejë që prej moshës 5 vjeçare, ndërsa sot është fituese e shumë çmimeve dhe medaljeve në këtë disiplinë.Ndonëse shumë e re, sfidat e saj kanë qenë të shumta si në aspektin profesional edhe në atë personal.
E ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, Sabrina ka rrëfyer se si lindi pasioni i saj për kërcimin.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si ndihesh sot?
Sabrina Abazaj: Ndihem krenare pasi i kam arritur me forcat e mia. Kam vijuar edhe kërcimin por dhe mësimet nuk i kam lënë pas.
Brikena Prifti: Për çfarë studion?
Sabrina Abazaj: Për biologji.
Brikena Prifti: Si biologji?
Sabrina Abazaj: Unë në fakt kam dashur mjekësinë si shkollë, por vendosa të studioj në vendin tim të lindjes.
Brikena Prifti: Si erdhi dëshira jote për të qenë kërcimtare?
Sabrina Abazaj: Në fakt le të them se ka qenë si një lojë se kam qenë shumë e vogël. Motra si më e madhja e diskutoi me familjen që të shkoja në një kurs kërcimi. Ndoqa kërcimin.
/Vizionplus.tv/