Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekskluzive: Aksidentohen me veturë zyrtare, lëndohen tre policë të Kosovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Drenas, ku një veturë e Policisë është aksidentuar, duke u shkaktuar lëndime disa policëve, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali të lënduar kanë mbetur tre zyrtarë policorë.

Policët janë aksidentuar me veturën e tyre zyrtare, derisa ishin duke shkuar në Mitrovicë, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja.

Zyrtarët policorë i përkasin siç merr vesh Gazeta Sinjali, stacionit policor të Rahovecit, po që për detyrë ishin duke udhëtuar drejt Mitrovicës.

Ende nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi Policia s’ka folur akoma për rastin pavarësisht se është pyetur nga Gazeta Sinjali.