4
12 punonjës të ndërmarrjes publike “Trainkos” janë përjashtuar nga kjo ndërmarrje, pasi që dyshohet se i kanë shkaktuar dëm 230 mijë euro.
“Trainkos” zbuloi se ka pasur ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave në arka fiskale dhe se është dëmtuar financiarisht nga shitja e biletave gjatë operimit me arka për një kohë të gjatë.
Burimet e IndeksOnline pohojnë se punonjësit në fjalë janë: Astrit Berisha, Arben Berisha, Sami Kiqina, Leotrim Rama, Bislim Sahiti, Hasan Osmani, Fazli Sfarqa, Nezir Izlamaj, Nazmi Perquku, Driton Gruda, Agim Berisha dhe Lulzim Morina.
Në njoftimin e ndërmarrjes thuhet se “Trainkos” thuhet se nga viti 2016 deri në fundvitin e 2024-tës të dyshuarit kanë ndërhyrë në të dhënat e raportimit duke resetuar pajisjet dhe duke fshehur të dhënat reale të shitjeve.
“Nga raporti i fundit, të cilin e kemi pranuar nga ENTERNETI, dëmi i shkaktuar kalon shumën prej 230 mijë eurosh dhe kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër (4) pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi. Pra, ndërmarrja nuk di se cili mund të jetë dëmi në memoriet e pa lexuara dhe shuma totale pas kësaj”.