Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekskluzive: Suspendohet kryetari i sindikatës së policisë, Imer Zeqiri

Pak çaste më parë, Paparaci transmetoi raportimet e Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me suspendimin e një togeri për fotografim dhe incizim të paautorizuar.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) ka pranuar sot një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet se nga një toger policor është kryer vepra penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, thuhej mes tjerash në komunikatën respektive.

Ndërkaq, redaksia jonë përmes burimeve ka arritur të mësojë se togeri përkatës i suspenduar nga autoriteti monitorues i policëve është kryesindikalisti policor, Imer Zeqiri.

“Është çuar nga mbledhja e sindikatës dhe është larguar. Por, e ka lënë telefonin aty dhe ka incizuar gjithçka”, i ka thënë mes tjerash ky burim Paparacit.

Për hirë të korrektësisë, përkundër kohës së papërshtatshme për të biseduar, ne i kemi dërguar një mesazh Zeqirit dhe jemi në pritje të një përgjigjeje nga ai./Paparaci