Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekspert i demografisë: Migrimet ndikojnë në proceset demografike, situata nuk është alarmante

 
   

Hazer Dana, ekspert i demografisë, ka thënë se lëvizja e lirë, migrimet ndikojnë në proceset demografike.

Dana vlerëson se migrimi ndodh për shkak të shkaqeve të ndryshme, teksa theksoi se duhet të përgatisin politika migruese.

“Është një temë e rëndësishme, duhet të analizojmë statistikat e trendeve, ku po na çojnë ato dhe pastaj ne duhet të përgatisim politika migruese të cilat janë të favorshme për shtetin tonë. Migrimi i jashtëm në Kosovë nuk është diçka që ndodhë aktualisht por ka ndodhur vazhdimisht. Migrimet kanë shkaqe që i nxisin pse njerëzit migrojnë, arsyet janë të fushave të ndryshme, janë ekonomike, politike”, ka thënë Dana.

“Njerëzit migrojnë për kushte më të mira. Më herët kanë qenë shkaqe ekonomike që kanë dominuar kur njerëzit, tani po dominojnë shkaqet sociale”.

Ai potencoi se nuk është gjendja alarmante, ka rënie të natalitetit, nuk është numri më i madh i vdekjeve se i lindjeve.

“Lëvizja e lirë, migrimet ndikojnë në proceset demografike, patjetër, a do të ketë rritje? Po mundësia më e lehtë, do të ketë një rritje”.