Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekspertët e sigurisë: Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste

 
   

Disa terroristë serbë e kanë sulmuar Policinë e Kosovës të dielën, duke lënë të vrarë një polic, një të plagosur dhe dy të lënduar.

Ministri Xhelal Sveçla të martën ka publikuar një video ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiqi, gjatë sulmit kundër Policisë në veri.

Për prezencën e Radoiçiqt në sulmin e së dielës, njohësit e sigurisë kanë kërkuar që Lista Serbe të shpallët organizatë terroriste.

Avni Islami, ekspert i sigurisë, thotë se grupit terroristë i prinë Lista Serbe.

Ai ka bërë një krahasim me Ukrainën me ngjarjen në veri.

“Në skenë doli një grup i komanduar e strukturuar e armatosur mirë të cilët i ngjanin Ëagnerit në Ukrainë dhe pamjet filmike që dolën duke udhëheq Rajdoiçiqi grupin në Manastir kjo del që grupit ushtarak i prinë Lista Serbe”, theksoi Islami.

Islami ka treguar edhe elementet të cilat e shpallin grup terrorist Listën Serbe.

“Elementet të cilat e bëjnë një grup terrorist janë përdorimi i eksplozive, armët ushtarake, zjarrvënia eksploziv etj. Këto janë elementet të mjaftueshme për shpalljen e një organizate të një subjekti politik terrorist, duke e ditë që këtyre ju prinë Lista Serbe të gjitha kushtet i plotëson të shpallët terroriste kjo është e lidhur ngushtë me pushtetin në Serbi”, deklaroi Islami.

Islami thotë se institucionet nuk duhet të ndalen pavarësisht rreziqeve të grupeve kriminale.

Ai ka paralajmëruar se mund të ketë raste të tilla edhe në vijim.

“Lista Serbe bashkë me grupe kriminale nuk është hera e parë që kanë kryer akte terroriste kanë ndodh edhe më herët, askush nuk duhet të amnistohet dhe t’i lejohet që të bëjë akte të tjera, pavarësisht nga rreziqet që mund të ketë, institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura dhe t’i luftojë deri në fund. Mund të ketë dhe të pritën raste të tilla”, thotë Islami.