Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Eksperti amerikan i rreptë me Vuçiqin: Është përbuzës ndaj Albin Kurtit dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës

 
   

Eksperti amerikan, David Philips është shprehur mjaft ashpër rreth çasjes së Aleksandër Vuçiqit për marrëveshjet e dakorduara me Kosovën.

Philips tha se Vuçiqin e sheh si fajtorin kryesor, që deri tash marrëveshjet e dakorduara Kosovë-Serbi nuk kanë progres, teksa shton se presidenti serb i sheh shqiptarët me përbuzje.

“Vuçiq nuk është i sinqertë për një marrëveshje. Ai përshëndet bazën e tij nacionaliste të mbështetësve dhe i sheh shqiptarët e Kosovës me përbuzje”, tha Philips.

Sipas Philips, Vuçiq e përçmon Kurti dhe bisedimet i bën me paragjykim.

“Nuk është e mundur të kesh një negocim të suksesshëm me dikë që përbuzë bashkëbiseduesin e tij dhe i qaset bisedimeve me paragjykim”, tha Philips.

Një qasje po thuajse të njejtë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka pasë edhe Jamie Shea i cili tha se fajtori kryesor që kjo marrëveshje s’ka gjetur zbatim është Serbia, pasi sipas tij, incidentet në veri të Kosovës kanë qenë një pretekst i mëtejshëm për të ngrirë marrëveshjen dhe për të penguar të gjithë progresin.